Enca publikon sekuenca të këngës së re, thotë se do të jetë hit

Enca Haxhia po vjen me këngë të re, të cilën tashmë e ka finalizuar.

Projekti i ri i Encës titullohet “Amor”, ndërsa përmes një videoje ajo ka zbuluar edhe një pjesë të saj.

“Amor”, hiti i ri 2020″, ka shkruar Enca sipër videos, ndërsa fansat e saj e presin me padurim këtë këngë.

Kujtojmë se kënga e fundit nga Enca është “Mwah”, të cilës ia shoqëroi edhe videoklipin.