Enca Haxhia po sjell diçka të re, ka një pyetje për fansat

Enca Haxhia ka paralajmëruar diçka të re përmes fotografive të fundit në Instagram, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e la të hapur mundësinë e realizimit të një albumi apo ep-i të ri, ndërsa pyet fansat se me cilin artist dëshirojnë që ajo të bëjë duet.

“Kenge e Re? EP? Album? Bashkepunime? Meqe ra fjala, me cilin artist/e doni bashkepunim ? 🤔 Shume gjera po ndodhin 🤫🤫🤫🔥”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Enca Haxhia është “Mwah”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/