Tendenca për tu dukur bukur dhe unike, po bën që femrat e estradës të bëjnë ndryshime drastike në pamjen e tyre. Po mjafton që dikush t’ia nis e para, të tjerat pastaj nuk po e kanë problem ta praktikojnë atë, apo ndonjë stil tjetër, shkruan “Kosovarja”.

Dafina Zeqiri, Ryva Kajtazi, Kida, Fifi, Majlinda Zeka janë femrat e fundit që kanë bërë ndryshime të mëdha, kryesisht në stilin e flokëve, e që ua ka tjetërsuar pamjen.

E kësaj rruge po mendon t’ia mësyej edhe moderatorja Elita Rudi, e cila ndonëse është akoma në dilemë.

Ajo ka publikuar në një storie në Instagram flokët e gjata dhe të bukura, e që i pyet ndjekësit se a duhet t’i presë apo jo.

Moderatorja iu ka dhënë mundësinë ti ndihmoni që të vendos përmes përgjigjeve të juaja në Instagram.

Ndryshe, Elita veçohet për stilin dhe elegancën e saj, e cila veç se është zbukuar nga koha që është bërë nënë. Ajo përkohësisht po qëndron larg ekranit, kurse për publikun ka zbuluar se do të rikthehet prap në vjeshtë./Kosovarja/