Studiuesi i njohur amerikan, Alon Ben-Meir, në një intervistën për gazetën, “Shekulli”, mendon se korrupsioni në qeveri përbën një kërcënim për investimet amerikane në Shqipëri. Nga ana tjetër ai paralajmëron se ky korrupsion dhe një elitë e pa përgjegjshme politike, mund edhe të ndërpresë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.>

“Mjerisht, që nga rënia e komunizmit, Shqipëria ka qenë e qeverisur nga politikanë të korruptuar, të cilët kanë dëmtuar imazhin e saj dhe mund të vonojnë procesin e pranimit të saj në Bashkimin Evropian.

Ka disa shtete anëtare të BE-së që kundërshtojnë integrimin e Shqipërisë në këtë pikë, pikërisht për shkak të korrupsionit të vazhdueshëm dhe krimit të organizuar. Këto fakte paraqesin një sfidë të rëndësishme për qeverinë, pavarësisht se sa të sinqertë janë përpjekjet e saj për t’u marrë me këtë çështje endemike”, thotë eksperti amerikanë.

Doktor Ben-Meir në këtë intervistë flet gjithashtu, edhe për rolin e veçantë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe efektet negative që ka afrimi i Edi Ramës me Presidentin e Turqisë, Taip Erdogan.

“Nuk ka dyshim se SHBA mund, dhe në fakt duhet, t’i sigurojë Shqipërisë një mbështetje të konsiderueshme financiare me fokus në projektet e zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo do të sigurojë mundësi për punë me pagë të mirë për të rinjtë, ngjall ndjenjën e përkatësisë dhe do të ofrojë perspektiva më të mira për rritje, të gjitha këto janë çelësi për ngjalljen e shpresës, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Kjo gjithashtu do t’i shërbente interesit strategjik të ShBA-ve në Shqipëri dhe do të parandalonte që Rusia dhe Turqia të krijojnë një themel të fortë në vend. Por mungesa e investimeve të konsiderueshme amerikane në Shqipëri i atribuohet disa shqetësimeve, mes tyre korrupsionin e përhapur si në qeveri ashtu edhe në sektorin privat.

Loading...