Ekskluzive: Në bazën amerikane që u sulmua mbrëmë në Irak, punojnë qindra kosovarë

Gjatë natës së mbrëmshme, u sulmua baza kryesore amerikane në Irak, ajo “Al Asad”, e cila është pozicionuar nga Forcat Ushtarake të ShBA-së.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, u raportua se si pasojë e sulmit, kanë mbetur të vdekur disa persona, por që ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

 

 

IndeksOnline, mëson nga burimet e saj, se aktualisht në bazën kryesore amerikane në Irak “Al Asad”, ndodhen shumë kosovarë, të cilët punojnë në kompaninë “KBR inc”, e cila ka bazë të njejtë edhe në Bond Steel.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se këta persona vijnë kryesisht nga qyteti i Ferizajit, të cilët punojnë në profile të ndryshme në të njejtën kompani.

Sipas këtij burimi, në të njejtën bazë ndodhen rreth 300 kosovarë, të cilët aktualisht punojnë për ndërmarrjen “KBR inc”.

Baza amerikane “Al Asad”, thuhet se u sulmua nga 15 raketa, nga forcat iraniane, pas vendimit për dëbimin e trupave amerikane nga aty.

Kujtojmë, se sulmet të tilla, vijnë pas vrasjes së gjeneralit Iranian Qassem Soleimani. /IndeksOnline/