Muzafer Ejupi novi je igrač Slaven Belupa: “Vratio sam se doma, lijep je osjećaj ponovno biti u Koprivnici!”

Muzafer Ejupi është lojtar i ri i Slaven Belupa! ?Muzo” pas tre vitesh është kthyer nga NK Osijek te ish-klubi i tij. Ai pati shënuar 24 gola në 54 ndeshje, duke fituar zemrat e tifozëve koprivnicas. Ejupi nënshkroi kontratë njëvjecare me opsion vazhdimi edhe për një vit.

“Ësshtë ndjenjë e bukur të kthehesh në Koprivnic dhe Slaven Belupo. Një prej arsyeve për rikthimin tim kanë qenë kujtimet nga qëndrimi im i parë në qytet dhe klub për të cilët mund të flas me superlativë. Normalisht, motivimin e kam gjetur edhe gjatë bisedave me njerëzit në klub, ku kuptova dëshirën e tyre për të bërë një hap më shumë se sa sezoneve të kaluara. Jam kthyer në mjedisin të cilin e njoh dhe ku ndihem shkëlqyeshëm. Jam kthyer në shtëpi”, deklaroi Ejupi.

“Jam shumë i lumtur që njerëzit në klub më prezantuan planin ambicioz për sezonon e ardhshëm. Duke parasysh se pesë klube mund të sigurojnë Europën normalishtë se do të shikojmë që të radhitemi mes pesë të parëve. Sa i përket planeve personale do të dëshiroja të përsërisë paraqitjet e mija nga sezoni i fundit kur isha te Slaven Belupu para se të shkojë në Osijek. Jam ndjerë shkëlqyeshëm, më ecnin golat, kurse ishim më afër fitimit edhe të kupës. Nëse mundet le të bëhet edhe më mirë”, theksoi ai.

Në karrierën e tij 30 vjecare, Ejupi ka luajtur për Osijekun kroat, Vardarin, Metakurgun, Shkëndijën dhe Horizont Turnovo në Maqedoni, Skenderbeu në Shqipëri, Kartalsporin turk dhe Songkhle nga Tajlanda./Gazeta Lajm/