Edi, ose ik ose do ikim

Për besë Edi Rama gjatë tërmetit krykëput na është dukur si Enver Hoxha. Se popullata e Shqipërisë ende jeton me shpirtin e idoleve staliniste topi se luan. Se shqiptarët e Shqipërisë dhe sot e kësaj dite s’kanë ndryshuar mentalisht nga ideologjia e Enverit është më se e vërtetë. Jetojnë në demokraci, por me çipe mendore e shpirtërore komuniste. Keni vërejtur, gjatë tragjedisë së tërmetit se si e pritnin popullata, Edi Ramën?, njësoj sikurse Enver Hoxhën, lepe-peqe nga çdo anë ku shkonte ai. Na çonte mallin e diktatorit stalinist të sistemit të kaluar. Mediet, portalet e rrjetet e ndryshme sociale më shumë merreshin me Edi Ramën se sa më dëmet materiale e humbjet njerëzore nëpër rrënojat e shtëpiave të shkatëruara.
Vëreni dhe Agron Tufën sa më shpejt mundohet të largohet për tē mos u kthyer më në atdheun e tij për shkak diktaturës demokratike të Edi Ramës.
Në diktaturën staliniste të gjithë donin të iknin nga Shqipëria, në anën tjetër bëheshin se e duan Enverin, kurse me diktaturën demokratike të Edi Ramës, edhe pse popullata bëhet se e duan Ramën, mirëpo një nga një e palë palë ikin nëpër vendet e ndryshme të BE-s, SHBA-s, Kanadas e gjetiu. (Sulejman Mehazi)