Edhe pse jo si e nominuar Bebe Rexha do jetë prezente në ‘Grammy Awards’

Bebe Rexha nuk është në mesin e të nominuarve këtë vit për ‘Grammys’ por këngëtarja shqiptare sërish do marr pjesë në këtë organizim por për një tjetër arsye.

Këngëtarja do jetë prezantuese e një çmimi, dhe për këtë ajo është shprehur shumë e lumtur.

“E ngazëllyer që do e ndajë këtë natë me bashkëmoshatarët e mi tejet të talentuar këtë vit në Grammys”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos së publikuar në llogarinë e saj në Instagram.