E veshur bukur dhe me stil, kështu doli sonte Engjëllusha

Edhe Engjëllusha Salihu është bërë fytyrë e njohur, e pëlqyer dhe shumë e adhuruar.

E bija e Shyhrete Behlulit, me kalimin e viteve ia ka arritur të krijojë fansat e saj besnikë, që e ndjekin dhe interesohen për të, shkruan Kosovarja.

Këngët e saj të bukura dhe dashuria që ka treguar deri më sot për publikun, e kanë bërë të shndërrohet në yll.

Të gjithë bëjnë sytë katër kur paraqitet në skenë për të performuar, e sidomos kur prezantohet në ndonjë mbrëmje private apo në ndonjë ndej.

Engjëllusha gjithmonë godet në shenjë edhe kur del, sepse ka stil dhe di si të rregullohet.

Një goditje të radhës sapo e bëri dhe këtë herë, ku me veshjen që kishte zgjedhur për të dalë e më rregullimin që kishte bërë dukej për fantazi. /Kosovarja/