Dy vëllezërit nga Struga dhurojnë 180 mijë franga për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Këtë të dielë në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” ishin të pranishëm dy vëllezërit shqiptarë nga Struga që jetojnë në Zvicër.

Këta dy vëllezër të quajtur Hoti dhe Nali befasuan publikun dhe shikuesit e emisionit duke dhuruar një shumë të konsiderueshme parash për shqiptarët e prekur nga tërmeti, duke grumbulluar në total 180 mijë frangash zviceriane, shkruan albinfo.ch.

Vlen të theksohet se të vëllezërit janë të njohur si  “humoristët e Instagramit” dhe shuma e mbledhur e tyre për të prekurit nga tërmeti erdhi nga rrjeti i tyre humoristik “SwisscomedyTV: të Instagram-it dhe Facebook-ut, ku ata shfaqin ide dhe video qesharake.

Kujtojmë se në vitin e kaluar të dy vëllezërit në rolin e komedisë kanë arritur që videot e tyre të shpërndahen furishëm, aq sa edhe gazeta zvicerane “20 minuten” ka botuar një artikull kushtuar si dy komikët e rinj shqiptarë dhe humoristët e Instagramit. /Albinfo.ch.