Zëvendëskryeministri dhe ministri për sistem politik, Sadulla Duraki theksoi se Qeveria është e përkushtuar në realizimin e projekteve të premtuara në vendbanimet shqiptare dhe fokusi për rininë.
Ai këtë e theksoi me rastin e përurimit të
sallës së sapondërtuar sportive “Murat Llabunishti” në fshatin Llabunisht të Strugës, investim në vlerë prej 47,5 milionë denarësh, theksohet në komunikatën e kabinetit të tij.

“Sot inauguruam një sallë tjeter sportive në Llabunishtë. Ne jemi të palodhshëm në rrugën e krijimit të kushteve dhe mundësive për rininë tonë”, theksoi zëvendëskryeministri Duraki. Ai theksoi se do vijon realizimi i projekteve në sferën e arsimit, infrastrukturës dhe sfera tjera.

Loading...