Dubai, kulla “Burj Khalifa” do të ndizet me shfaqjen e CMG-së

Grupi Mediatik i Kinës(CMG) do të transmetojë Koncertin e Festës së Pranverës më 24 janar(vigjiljen e Vitit të Ri kinez sipas kalendarit bujqësor) në ekranet e rrugës “City Walk”, e cila është një nga rrugët më të njohura tregtare në qendër të Dubait.
Me rastin e Vitit të Miut, në shumë zona të Emirateve të Bashkuara Arabe do të organizohen një sërë aktivitetesh me rastin e Festës së Pranverës. Këto aktivitete nisin më 17 janar, ku kulmi do të jetë transmetimi i drejtpërdrejt i Spektaklit të Festës së Pranverës në City Walk me mbi 10 mijë shikues. Siç mësohet, po më 24 janar, në orën 20:25 sipas orës vendore, kulla më e lartë në botë, kulla “Burj Khalifa” do të vishet gjithashtu me një shfaqje të dritave të prodhuar nga CMG-ja.

Loading...