Dua Lipa bashkë me të dashurin mbulojnë striptistet me para

Dua Lipa ishte pjesë e ceremonisë së sivjetme “Grammy Awards”, ku mori gjithë vëmendjen me paraqitjen në tapetin e kuq.

Padyshim se edhe pas asaj ceremonie kishte vazhduar ndeja, por këngëtarja shqiptare dhe i dashuri i saj u argëtuan të rrethuar me valltare që bënin lëvizje provokuese.

Në “Twitter” janë publikuar disa video, në të cilat shihet Dua teksa po gjuante para në drejtim të striptisteve.

Komentet ishin të shumta pas publikimit të këtyre videove, madje u kërkua edhe bojkotimi i këngëve të saj.

Bashkë me Duan ishin edhe Lil Nas X dhe Rosalia si dhe Anwar Hadid.