Dje “stareshina” të Gruevskit e Mijallkovit, sot po na shiten si “kalorës” të NATO-s

Sulejman Ajazi
Goditja e votës shqiptare në vitin 2016 ishte më e fuqishme se rrufeja. Votuesi u tregoi atyre se shqiptarët nuk janë element pro-rus që të bien pre e skenareve ukrainase, që shkonin në favor të VMRO-DPMNE-së. U tregoi se orientimi i shqiptarëve është pendimi, e jo Putini. Dhe ndodhi mrekullia. Të njëjtit partnerë besnikë të Gruevskit, sot po na shiten si kalorës të NATO-s. Mllefin të cilin e ndiejnë në shpirt, pasi nuk arritën të na kthejnë kah Rusia si dikur Enver Hoxha, tani po na e shesin si lehtësim në krahëror. Hiç mos keni merak, se shumë shpejt do të ndieni edhe një “lehtësim tjetër në krahëror”. Votuesi shqiptar pati rastin të shohë se me përgjysmimin tuaj u hapën dyert e NATO-s, prandaj më 12 prill do të ju përgatisë një përgjysmim të ri, për të hapur dyert e BE-së.

Loading...