Disa të vrarë nga të shtënat në një spital në Çeki

Gjashtë njerëz janë vrarë nga të shtënat në një spital në Ostravë të Republikës së Çekisë, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Sulmuesi i dyshuar është ende në arrati, tha policia.

Zyrtarët policorë u thirrën në spitalin e qytetit veri-lindor të Ostravës rreth orës 07:00, njoftoi ministri i Brendshëm.

Sipas raportimeve, të shtënat kanë ndodhur në një klinikë traumatologjike.
I gjithë spitali është evakuuar.

“Policia po kërkon intensivisht autorin e krimit”, u tha në njoftimin e policisë.

Raportet e pakonfirmuara në mediat çeke thonë se sulmuesi ishte një burrë me një xhaketë të kuqe dhe ai hapi zjarr në një nga departamentet e spitalit.