Dhjetë deputetët që turpëruan shqiptarët,po kush janë ata…!?

Shkruan: Osama Muadini

Sot edhe zyrtarisht u konfirmua se megjithatë më 12 prill do të ket zgjedhje,pasi miratimit të ligjit për prokurinë dhe disa ligje tjera si ai për ushtrinë dhe këshillin e prokurorëve,kuvendi më në fundë u shpërbë një vitë para se ti mbarojë mandati.
Partia shqiptare BDI që përfaqsoi shqiptarët në qeverinë e LSDM-së thuaj se ishin inegzisten ose kishin rolin e dekorit sa për të legjitimuar slloganin ,,zhivot za site”
Kjo qeverisje fillimisht u cilsua si reformatore kurse vetëm pas tre vite qeverisje përfundoi si ,,diktaturë hibride” qeveri e cila u shqua për shumë skandale,falje të kriminelve,korrupsion,nepotizëm,drejtësi selektive,zhvatje të biznismenëve,diskriminim etnikë e deri në përbuzje të qytetarëve të sajë,qeverisje e cila rezultoi me ikje masive të rinisë nga vendi.

Po kush ishin 10 deputetët shqiptarë të shumicës parlamentare?

1.Ali Ahmeti (700 mijë nana)

Për tre vite mandat u pa vetëm një herë në foltoren e Parlamentit kur u ratifikua protokoli për antatsim të vendit në NATO.
Qytetarët shqiptarë më së shumti do ta mbajnë mend frazën e njofur të tijë ,,kam me ja u ç.. 700 mijë nana”

2.Xhevat Ademi- (kauboj Xhevati)

Në këtë mandat do të mbahet mend për skandalin me plagosjen e një të riu nga Tetova kur Ademi kishte gjuajtur me armë gjatë një ahengu,Xhevat Ademi gjithashtu u bë shumë i njohur me Auto-Shkollën pasi fitoi tenderin për provimin e patent shoferit për rajonin e pollogut.

3.Talat Xhaferi (engjulli mbrojtës i VMRO)

Do të mbahet mendë si Kryetari i parë shqiptarë i Kuvendit por që shqiptarët nuk panë asnjë të mirë nga ai,kurse ,,hajrin” ja panë VMRO-ja të cilët i shpëtojë nga burgu.

4.Ejup Halimi (Titaniku)

Deputeti që më shpesh ka shkuar në gjykatë se në Parlament,i akuzuar për rastin ,,titanik” për falsifikim të proçesit zgjedhorë.

5.Branko Manollojski ,,Xha Branko-LGBT”

U bë njohur si ,,avokat i LGBT” dhe gati gjithë mandatin loboi për të drejtat e komunitetit ,,LGBT” por asnjëher për shqiptarët nga të cilët e mori mandatin ,,Xha Brankon” u pa edhe në kazino duke provuar fatin.

5.Agim Shaqiri- (shpëtimtari i Trajkos)

Do të mbahet mendë si deputeti që mungoi në seancën kur duhej ti merret imuniteti Trajko Veljanovskit dhe në këtë mënyrë Shaqiri do mbahet mend si shpëtimtari i Trajkos.

6. Artan Grubi- (Kali Shemos)

E njohin të gjithë dhe ska shumë çka flitet por epitetin më të mirë ja ka dhënë lideri i tijë ,,kali shemos”

7.Rexhail Ismaili- (deputeti i përjetshëm)

Deputeti nga Sllupçani që edhe pas 3 ose 4 mandateve deputet edhe 10 vite në pushtet me VMRO nuk arriti të bëjë një përmendore për Dëshmorët tek Varrezat në Sllupçanin e tijë edhe pse gur themeli është vënë para më shumë se dhjetë vite..

Këto janë Deputetët që turpëruan shqiptarët dhe sollën dëshprimin tek rinia shqiptare e cila çdo ditë e më shumë po ikë nga vendlindja nga korrupsioni,nepotizmi,kriminaliteti,arsimi i politizuar,mungesë shërbimi shëndetsorë,kujdesi social e deri tek papunsia që tek shqiptarët kap shifra trishtuese..