Deskoska: Ndryshimi i Ligjit për përmbarim është reflektim i nevojës reale

Nga një e treta deri në një të pestën e pagës dhe pensionit janë kufizimet për përmbarim për personat pranues të pagës dhe pensionit mesatar, parashohin ndryshimet e Ligjit për përmbarim të cilat ishin miratuar dje.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në profilin e saj në Fejsbuk bëri të ditur se ndryshimi i Ligjit për përmbarim është reflektim i nevojës reale për ndihmë dhe mbështetje të kategorive të ndjeshme të njerëzve të cilët përballen me probleme ekzistenciale, por edhe të grupeve të ndjeshme sociale, të cilat pa fajin e tyre nuk kanë mundësi që t’i shlyejnë borxhet e tyre pa iu rrezikuar ekzistimi, jo vetëm personal, por edhe i familjeve të tyre.

“Me ndryshimet plotësisht përjashtohen nga përmbarimi i dhunshëm i të ardhurave të qytetarëve të cilët janë shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar nga mbrojtja sociale, të ardhurat e fëmijëve sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe të ardhurat për sigurim social të të moshuarve, sipas rregullave për sigurim social të të moshuarve. Në mënyrë plotësuese me ndryshimet ulet shuma e vlerës maksimale e cila mund të ruhet ose ndryshohet. Në mënyrë plotësuese, kufizimet e përmbarimit edhe atë prej 1/3 në 1/5 e pagës dhe pensionit, kompensim i shpenzimeve për strehim të një personi dhe kompensim për kujdestari për familje sociale, si dhe fëmijët shfrytëzues të pensionit familjar”, sqaron Deskoska.

Zbatimi i dispozitave ligjore ka të bëjë edhe për përmbarimet tashmë të filluara si ligj më të favorshëm për qytetarët.

Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se ky është ndryshimi i dytë i ligjit, ndërsa sipas tyre, të dyja ndryshimet janë në drejtim të ndërtimit të konceptit të përmbarimit fillestar dhe mbrojtjes së dinjitetit të qytetarëve.