Prokurorja Vilma Ruskoska duke cituar dëshmitë për të akuzuarin Igor Jug sërish është thirrur në dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur C1 që sipas tij Jane Çento, Igor Jug dhe një person me nofkën Bretkos kanë mbajtur pistoleta mbrëmjen e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë dhe duhej të vrisnin Zoran Zaevin, Damjan Mançevskin dhe Ziadin Selën, përcjellë INA.

Prokurorja Ruskoska në fjalën e saj përfundimtare gjatë seancës së djeshme tha se të treshja e akuzuarit kishte këtë cak. Ajo mes dëshmive ka përmendur edhe ate të Vesel Memedit, i cili para gjykatës në dëshminë e tij kishte thënë se ka parë një person me mjekërr dhe fanellë të zezë, që ka pasur pistoletë në brez. Ruskoska po ashtu në fjalën përfundimtare ka përmendur se sipas dëshmive të dëshmitarit të mbrojtur organizatorë të ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar janë Nikolla Gruevski dhe Mitko Çavkov. Ajo ka kërkuar që të ngriten akuza për ngjarjet e 27 prillit dhe organizatorët e saj. (INA)