Derkoski: Në listat zgjedhore figurojnë ende votues nga Pusteci

Ndërsa vazhdojnë debatet për zgjedhjet e 12 prillit, Lista Zgjedhor ende nuk është pastruar. Votuesit nga Pusteci ende mund të figurojnë në Listën Zgjedhore, thotë  Kryetari i KSZH-së, Oliver Derkovski, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Sipas Derkovskit, kompetenca për të kontrolluar se si janë marrë ato dokumente identifikimi është e  Ministrisë së Punëve të Brendshme. Votuesit e Pustecit erdhën në vëmendje të opinionit të vitin 2015, disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016. Bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm të personave nga Liqenasi i Shqipërisë, të cilët në vitin 2013 para zgjedhjeve lokale, ishin pajisur me karta identiteti dhe me këtë, ata fituan të drejtën për të votuar.

 Është e mundur të jenë ende, përkatësisht mbase janë ende – gjithnjë derisa kanë letërnjoftim dhe pasaportë. 02:36 Për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, lista është e pastër në përqindje aq sa këtë e lejon situata. Në Listën Zgjedhore mund të gjeni edhe qytetarë të cilët kanë ndërruar jetë kohë më parë. Kjo ndodh sepse persona të tillë  mund të fshihen nga lista vetëm me vërtetim mjekësore, i cili duhet të sillet nga të afërmit e tyre- tha Oliver Derkovski- kryetarë i KSHZ-së.