Dëmet e tërmetit/ lëshohen 38 urdhër arreste

Policia e Tiranës ka lëshuar 38 urdhër arresti ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarë në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit që i mori jetën 51 personave.

Aksioni është shtrirë në zonën e Vorës, Kasharit dhe Farkës ndërsa bëhet e ditur se ndër personat e ndaluar janë edhe ish-kryekomunari i Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

Gjatë hetimeve prokuroria ka konstatuar shkelje të rënda si ndryshimi i planimetrisë së objektit, ku ndryshe ishte paracaktuar në letra dhe ndryshe është vepruar në terren, gjatë ndërtimit të pallatit. Gjithashtu janë konstatuar ndërhyrje të paligjshme në pallatet e dëmtuara duke holluar bazamentet mbajtëse të godinave. Sa i përket zyrtarëve ata akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Mësohet se deri tani janë ekzekutuar 30 urdhër arreste ndër të cilat edhe ndaj ndërtuesve dhe arkitektëve.

Gjatë kësaj kohe në prokurorinë e Tiranës kanë mbërritur kallëzime penale, ku banorët denoncojnë pronarët e bizneseve të kateve të para, të cilat i kanë kthyer apartamentet e pallateve të kateve të para në lokale. Ata kanë akuzuar se këta persona kanë gërryer muret e brendshme kateve të parave, dhe kanë zëvendësuar me vetrata xhami, disa prej mureve kryesorë mbajtës.

Një aksion i ngjashëm i policisë u zhvillua disa janë më parë në Durrës ku u arrestuan 18 persona por Gjykata vendosi arrest me burg vetëm për 7 prej tyre duke liruar 10 të tjetër. /Opinion.al

Loading...