Nesër (11.11.2019) në orën 10.00 në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup organizohet debat mbi kulturën mediatike dhe mbi prezantimin e kulturës në media! Debati është i hapur pët të gjithë të interesuarit: nxënës, studentë,arsimtarë, profesorë të shkollave të mesme, përfaqësues të sektorit joqeveritar, gazetarë e përfaqësues të komunitetit mediatik! Në debat marrin pjesë: Augustin Palokaj, gazetar shumëvjeçar nga Brukseli Valentina Saraçini, gazetare me përvojë disa dekadëshe Afrim Gjonbalaj, gazetar shumëvjeçar nga Brukseli Sefer Tahiri, bashkëpunëtor i lartë shkencor në ITSHKSH Sevdail Demiri,bashkëpunëtor i lartë shkencor në ITSHKSH. Projekti është nën koordinimin e Valdeta Kasapit, ngjashëm si edhe moderimi i debatit.

Loading...