Conte kërkon një përforcim nga Premierliga

Antonio Conte ka identifikuar një përforcim të ri për Interin.

Inter kërkon një mbrojtës të krahut për afatin kalimtar të janarit.

E përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport raporton se blerja e radhës e “Nerazzurrëve” mund të jetë nga Premierliga, përcjell lajmi.net.

Trajneri Antonio Conte kërkon spanjollin Marcos Alonso nga Chelsea.

Ish futbollisti i Fiorentinës ka përvojë nga Serie A dhe ka punuar me Conten tek “Blues”.

Andaj, ai është objektiv i Interit për pjesën e dytë të sezonit. 

Loading...