Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton po qëndron këtë mbrëmje në Prishtinë. Ai ka dalë në këmbë në rrugët e qytetit të Kosovës ku është pritur me përqafime nga qytetarët.

Clinton mbërriti mëngjesin e sotëm në Prishtinë së bashku me ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright të ftuar në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

Sekretari i Clintonit, Angel Urena ka publikuar edhe një video në të cilën dëshmohet edhe një herë dashuria e madhe ndaj Clintonit dhe Shteteve të Bashkuar nga qytetarët e Kosovës. ©LAPSI.al