Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të fotografisë për kinse dhunimin e një gruaje kosovare nga ushtarët serbë nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.Çitaku tha se asgjë nuk i shfajëson për dhimbjen që sipas saj ua shkaktuan mijëra viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale 20 vite pas luftës.“Jam e tronditur deri në palcë, dhe personalisht ju kërkoj falje, që lejuam që një kauzë kaq tē dhimbshme ta degradojmë në këtë mënyrë. Turpi bie mbi ne. Shpresoj që organet e rendit do ta hetojnë këtë rast deri në fund”, ka shkruar Çitaku.Ajo më tej tha se shpreson që personat e përfshirë në këtë rast të nxjerrin mësime nga ngjarjet e djeshme.“Mos t’i përdorim heroinat tona për protagonizëm politik.Tendenca të protagonizmit dhe ngritjes së profilit përmes dhimbjes dhe plagëve të të mbijetuarave të dhunës ka pasë edhe më herët”, përfundon Çitaku.