Caroska: Pa miratimin e ligjeve nuk ka shpërndarje të Kuvendit

Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike dhe nënkryetarja e LSDM-së, Milla Carovska në edicionin e sotëm të emisionit “360 gradë” në Alsat tha se deklarata e mbrëmshme e Sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Ljupço Nikollovski, se nëse vazhdon zvarritja e miratimit të vendimeve në Kuvend, LSDM mund të formojë edhe shumicë të re, ishte deklaratë mirë e menduar.

“Të gjitha deklaratat që vijnë nga LSDM-ja, janë të menduara mirë dhe vlerësoj se ajo që e shohim sot është se të gjithë po vetëdijesohemi sa është e rëndësishme që këto ligje të kalojnë përmes Kuvendit. Dhe në këtë drejtim po lëvizim. Unë pres që deputetët dhe Kuvendi do ta përfundojnë obligimin e tyre dhe se të dielën do të shpërbëhet Kuvendi, që të kemi zgjedhje më 12 Prill”-tha Caroska.