Capital T paralajmëroi këngë, ky është identiteti i vajzës në klip

Jeta private e reperit Capital T është bërë tejet e komentuar pas një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Në fotografi ai shfaqet I përqafuar me një vajzë misterioze, duke qëndruar përballë kullës Eiffel në Paris.

Për kuriozitetin e të gjithë fansave të tij ai sot ka publikuar një video ku ka zbuluar fytyrën e vajzës brune.

Portali Xing.al,  ka zbuluar identitetin vajzës misterioze, e cila është modele nga Kosova por që jeton në Francë.

Modelja në fjalë quhet Kleofina dhe numëron mijëra ndjekës në proflin e saj në Instaram. Ajo do të jetë pjesë e klipit të ri të Capital T, që do të titullohet “Je t’aime”.

Videoklipi i këngës së re është xhiruar në Paris, ndërsa Kapo ka lajmëruar se ky projekt do të lançohet ditën e nesërme në orën 14:02.