Cakaj: Skandaloze, mohimi i Reçakut nga Serbia akt kriminal

Ministri i Jashtëm në detyrë i i Shqipërisë, Gent Cakaj i konsideroi skandaloze deklaratat e zyrtarëve serbë, se Masakra e Reçakut në Kosovë ishte një fabrikim dhe gënjeshtër.

Cakaj tha se vepra të tilla që shtrembërojnë të vërtetën duhet të dënohen.

Ndërsa e krahasoi presidentin serb me ministrin e propagandës së Gjermanisë naziste, Paul Joseph Goebbels.

“Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviç tani është shndërruar në kampion të mohimit, nënvlerësimit dhe trivializimit të krimeve të luftës. Skandaloze! Aktorët ndërkombëtarë duhet t’i dënojnë veprat e tilla përbuzëse dhe shtrembëruese të së vërtetës që i fyejnë viktimat dhe përpjekjet e pajtimit. Masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë!”- shkroi Cakaj në një postim në Twitter.