Çair, përurohet parku milionësh – punëtorët me rroga 9 mijë denarë

Erdhën për ta përuruar parkun në Fush-Tophane. E punëtorët që e rregulluan parkun, të pakënaqur ia zunë rrugën kryetarëve të komunës së Qytetit të Shkupit dhe Çairit.

Punëtori: 9 mijë denarë rroga o vëlla, 3 muaj ditë rrogë nuk na keni dhënë, Shilegov. 3 muaj ditë rrogë nuk na keni dhënë. 3 muaj ditë rrogë nuk na keni dhënë.

Shilegov: Si jeni?

Punëtori: Nuk jemi bash mirë. Ne kemi rrogë vetëm 9 mijë denarë?

Shilegov: Nga viti i ri do të kesh 14 mij denarë. Të kujt jeni, të Komunës së Visarit? E po në vend të keq punoni.

Punëtori: Nuk është vendi keq, po shumë punë bëjmë.

Shilegov: Me ligj Visari nuk mund të ju paguaj më pak se 14 mijë denarë.

Pas pak erdhi edhe kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.

Shilegov: Pse i paguan 9 mijë denarë, paguaj 14 mijë.

Ganiu: Do ta bëjmë edhe atë.

Ganiun thotë se nuk ka pasur vonesa në rroga dhe rrogat janë lëshuar të gjitha me kohë, ndërsa për rrogën minimale tha që është nga buxheti i kaluar.

“Rroga për punëtorët sezonal është 9 mijë denarë ajo është me buxhetin e kaluar me program që është paraparë dhe kanë kaluar. Për buxhetin e ardhshëm jemi në përpilim e sipër edhe aty do të ketë ngritje të rrogave”, deklaroi Visar Ganiu

Në parkun në mesë rrugës “Makedonska Brigada” dhe “Ferid Murat” u bë edhe këndi i lojërave për fëmijë bashkë me gjithë rinovimin e parkut. Kishte edhe disa qytetarë të pakënaqur. E ata ua përkujtuan kryetarëve se zgjedhjet do të vijnë shumë shpejt.

“Ju pash se erdhët dhe për atë erdha të ua përkujtojë se zgjedhjet po vijnë”, deklaroi banori.

Rinovimi i parkut ka kushtuar 6 milion e 100 mijë denarë, ndërsa hapësira e parkut bashkë me lojërat e fëmijëve është diku 9200 metra katrorë./TV21