Butrint Imeri është emër shumë i dashur për publikun, i cili numëron disa hite, shkruan lajmi.net.

Këngëtari së fundi ka bërë një tatuazh në dorë, e që është portreti i një karakteri të filmave vizatimor, saktësisht Goku.

Duket se ai këtë personazh nga filmi i animuar “Dragon Ball” vendosi ta bëjë tatuazh për ta kujtuar fëmijërinë.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Butrint Imeri është “Dream Girl” në bashkëpunim me Nimon. /Lajmi.net/

Loading...