Butrint Imeri është emër i ri, por shumë i sukseshëm në muzikë. Ai, numëron një mori këngësh hite të luajtura gjithëandej në radio e televizione.

Këngëtari adhurohet pafundësisht nga vajzat e reja, që e idealizojnë aq shumë, shkruan “Kosovarja”.

Duket sikur Butrint Imeri më i lidhur se me muzikën nuk është me askënd e me asgjë. Por, ja që këngëtari i ri tregon se për të në vend të parë është familja. “Familja, pa dyshim është gjëja më e rëndësishme. Në qoftë se nuk do të ishin ata, asgjë s’do të kishte vlerë”, ka thënë ai.

Këngëtari i hitit “Bella”, Imeri thotë se synimet e tij në muzikë janë të arrijë majat.

“Synimet e mia janë që të arrij majat e çdo suksesi, të arrij t’i kënaq ata që më ndjekin e dëgjojnë, të jem vetvetja deri ne fund… Mirëpo kryesisht dua që të kënaqem edhe vetë me këtë që po bëj”.

Loading...