Buraku dhe Grupi Fama sjellin baladën ‘Gëzuar për ty’

Buraku dhe Grupi Fama e kanë publikuar këngën e tyre të re me titull “Gëzuar për ty”.

Sot për Shën Valentin, artistët sollën një baladë dedikuar dashurisë, muzikën dhe tekstin e së cilës i ka realizuar Kreshnik Avdiu.

Për orkestrimin është kujdesur Ardian Kastrati, kurse klipi i është besuar produksionit Vello dhe fotografit Norik Uka.