Bomba në “City Mall”, alarm i rremë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas hetimeve që kanë kryer njësitë e policisë në qendrën tregtare “City Mall”, është konstatuar se lajmi për vendosjen e bombës ka qenë vetëm një alarm i rremë.
“Nga numri i njejtë i telefonit, përmes të cilit ishte paraqitur në mënyrë të rrejshme lajmi për vendosjen e bombës në “City Mall”, rreth 40 qytetarëve të Shkupit i janë dërguar SMS me thirrje që të paraqiten në stacionin policor në bisedë informative. Njoftojmë qytetarët se thirrje për biseda informative, Ministria e Punëve të Brendshme dërgon vetëm me letër në adresë shtëpiake ose përmes thirrjes telefonike nga inspektori kompetent dhe jo përmes SMS porosive“, thuhet në njoftim.