Besa Kokëdhima merr nismë t’i bërë të lumtur fëmijët në prag të festave

Besa Kokëdhima përmes një postimi ka njoftuar publikun për nismën që ka marrë, shkruan lajmi.net.

Me anë të një videoje, këngëtarja fton qytetarët që më 21 dhe 22 dhjetor nga ora 09:00 deri më 21:00, të dalin tek holli i ArtTurbina, për të dhuruar nga një lodër, në mënyrë që t’i gëzojnë fëmijët për fundvit.

“Dhuro një lodër këtë fundivit për fëmijët e prekur nga tërmeti, fëmijët e shtëpisë së fëmijës, fëmijët më pak fatlum. Datat 21-22 Dhjetor, Holli i ArtTurbina 09.00-21.00. ❣️🧸🎁🎈⚽️☃️🎅”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se “Histori” titullohet projekti i fundit nga Besa Kokëdhima, me të cilën garoi në “Kënga Magjike”, por u tërhoq për shkak të gjendjes në vend. /Lajmi.net/