Bebe Rexha e aftë edhe në aktrim: Kjo është çfarë të bën turneu prej katër muajsh

Bebe Rexha ka publikuar një video në Instagram, në të cilën u shfaq duke bërë gjeste qesharake pranë njërit prej anëtarëve të ekipit të saj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja tha se turneu që zgjat shumë, sikurse ky i saj prej 4 muajsh, të bëjnë të gjesh pak kohë edhe për aktrim.

“Bebe Urkel. Kjo është çfarë të bën turneu prej katër muajsh”, ka shkruar ndër të tjera Bebe, e cila premtoi se nuk do ta fshijë këtë video.

Kujtojmë se Bebe Rexha së fundi vizitoi Shqipërinë, ku premtoi ndërtimin e dy shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti. /Lajmi.net/