BDI, më shumë dëm se sa dobi!

Ramadan Ramadani

Është shumë më rëndësi për hir të korektësisë historike të ceket se BDI nuk është kurnjëfarë nëna e madhe e proceseve politike te shqiptarët. Fundja ata vet janë ende të definuar si një parti tematike themelimi i së cilës është arsyetuar me implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, implementimin e së cilës ende vazhdon të përmendet dhe shumë pak të implementohet. Në fakt themelimi i tyre, do dëshmohet ende më tej, se ka qenë vetëm një petk për legjitimimin politik të një grupi parapolitik i cili ka qenë vetëm njëri prej udhëheqjes politike i të gjithë spektrit të përpjekjes që ka qëndruar pas luftës së U. Ç. K. së në Maqedoni. Shikuar historikisht BDI është edhe mbetet një presje në historinë e përpjekjes shqiptare në Maqedoni vija dhe rreshti i së cilës është i moçëm dhe nis prej kryengritjes së parë shqiptare të Dervish Carrës që i ka dhënë legjitimitet krejt shqiptarisë në kohën kur janë shënuar kombet në historinë modern mandej nga pjesmarrësit në lidhjet e Prizrenit, Kongresit të Manastirit, kryengritjeve dhe betejave kombetarë dhe lokale në luftërat ballkanike dhe atë të I botërore. Që ka vazhduar mandej me kryengritje të ndryshme ndal mbretërisë serbe dhe asaj jugosllave, diku gjitheshqiptare e diku lokale në qytetet dhe fshatra që sot janë Maqedoni, herë vet e herë në bashkëpunim më bullgarë dhe të tjerë. Për të vijuar mandej me ballistët dhe organizimet e ndryshme demokratike pas luftës së II botërore e deri në themelimin e PPD duke vazhduar me USHT dhe PDSH.
Vet arsyeja kryesore e themelimit politik të këtyre implementimi i MKO-së dhe gjendja e saj tani, mjafton për delegjitimimin e tyre, por fakti se këta në percepcionin shqiptar në Maqedoni më shumë krahasohen në aspekt të dëmit ndaj shqiptarisë se sa ndaj dobisë eventuale mjafton si argument se këta janë presje e vënduar gabimisht në një rresht të gjatë të historisë së lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë.
Dëmi që këta na kanë bërë si shqiptarë në Maqedoni dhe kohëzgjatja e tyre që përkon me gjeneratat tona na sjell çudinë se si një presje gabim mund të zgjatë kaq dhe të dhemb kaq shumë, por është e sqarueshme me disa gjëra:
Shqiptarët BDI-në e kanë mundur dhe delegjitimuar si përfaqësuese e shqiptarëve që në vitin 2011. Në zgjedhjet më pas në 2014 dhe 2016 ajo ka vjedhur aq shumë vota sa i ka bërë shqiptarët të dyshojnë në vete. Kurse në zgjedhjet lokale të fundit ishte LSDM-ja ajo që e shpëtoi nga debakli total.
Ajo që nuk e kanë përfunduar shqiptarët që nga 2016 është kurorëzimi i debaklit politik dhe shporjes përfundimtare të këtyre parapolitikëve. Në vitin 2011 dhe 2016 ndonëse shumica e votës shqiptare ishte tjetër kund ajo ishte e artikuluar e pjesërishme kryesisht nga shkaqe të përpëllitjeve politike të vogla nga aktorë politik të vegjël të cilët nuk kuptojnë momentet e mëdha historike. Në 2016 shqiptarët kishin edhe misione tjera përveç çlirimit politik të shqiptarëve nga BDI dhe ato i arritën në të madhe kurse më e madhja nga këto ishte çlirimi i Maqedonisë nga një klikë kushërinjsh dhe janë mu shqiptarët dhe vota e tyre vendimtare ato që çliruan dhe sollën Maqedoninë këtu ku është sot, shtet në pragun e NATO-s dhe BE-së.
Fakti që me aq sa shihet përpëllitja politike e tjerëve ende vazhdon e bën më pak shpresuese se shqiptarët në këto zgjedhje do fshinë këtë presje gabimisht të vënduar, por ama nga fakti se tani nuk kemi mision edhe çlirimin e Maqedonisë më bën të besoj fuqishëm se këtë herë do kurorëzohet çlirimi i shqiptarëve nga BDI.
Ramadan Ramadani
Republika e Maqedonisë së Veriut
12.01.2020

Loading...