BDI dhe VMRO po rrahin ujë në havan!

Shpëtim Pollozhani

BDI dhe VMRO me 6.000 amandamentet e vetë e pengojnë diskutimin për Kodin Zgjedhor të MV.
BDI dhe Vemerosë i pengojnë listat e hapura shkaku se me modelin e tashëm, ai që është i pari në listë i garantohet zgjedhja deputet.
Listat e hapura do ti kishin demokratizuar edhe vetë partitë politike. Me lista të hapura, edhe pse ndonjë kandidat eshtë i njëzeti në listë por ka më shumë vota, ai do të jetë i pari në listë
Me këte sistem zgjedhor, gjithnjë do të reciklohen kuadro të dështuar, të cilët janë afër sulltanit të sulltan partisë.
Listat e hapura do ta vënë në lëvizje sistemin e vlerave dhe të meritokracisë, kurse një njësi zgjedhore do të krijojë mundësi reale për cilësi në vend të sasisë së deputetëve.