BDI dhe VMRO në të njëjtën anë për Kodin Zgjedhor

VMRO-DPMNE dhe BDI janë në të njëjtën linjë në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Zëv/kryeministri Bujar Osmani, megjithëse në të njëjtën ngjarje si kryeministri Zaev, të dy dhanë deklarata veç e veç. Osmani i bën vërejtje partnerit rë koalicionit LSDM se nuk i kanë njoftuar ata për ndryshimet, që do të mbështesin për një njësi zgjedhore.

Për shkak se propozimi erdhi në Kuvend pa u informuar ne, kështu që ne vepruam në mënyrë instiktive për të mbrojtur interesin e shqiptarëve. Ne nuk ishim informuar se ndryshimet do të lëshohen në Parlament”-tha Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane.

VMRO-DPMNE gjithashtu reagoi se ata nuk ishin informuar për ndryshimet. Ata thonë se negociatat për kodin zgjedhor kanë hyrë në një qorrsokak për fajin e pushtetit, të cilën ata e akuzojnë se në mënyrë të kontrabanduar dëshirojnë të shtyjnë zgjidhje në kuvend pa u përballur me argumentet.

Një kërkesë e tillë ngre vetëm dyshimin se ndryshime të tilla përfshijnë frikën e humbjes në zgjedhjet e ardhshme dhe motivet për të abuzuar me procesin zgjedhor, me qëllim që të falsifikohet vullneti i qytetarëve. Nuk ka ndodhur deri më tani të ndryshohet modeli zgjedhor pa konsensus, nuk ka ndodhur deri më tani të ndryshohet modeli zgjedhor pa përfshirjen e të gjitha partive politike në diskutimin e të njëjtës ose të paktën atyre kryesore”-pohoi Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Me një njësi zgjedhore sipas Zaevit do të fitojnë të gjithë përveç LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Në LSDM ende nuk kanë biseduar për koalicionin me BDI-në, por Zaev paralajmëroi se do shqyrtohen dhe analizohen qëndrimet e BDI-së. Zaev sot përsëriti se dorëzimi i mijëra amendamenteve nga ana e BDI-së është e palogjikshme.

Nuk guxojmë e të mos e dëgjojmë edhe zërin e partive më të vogla politike. Në fund të fundit ne kemi demokraci të shtuar, demokracia bazohet në të vërtetën dhe shumicën, argumentet t’i vendosim në tavolinë. Kishte ide të caktuara t’i miratojmë tani, ndërsa të vlejnë nga viti 2024, ndërsa unë jam që të vazhdojnë menjëherë. Mendoj se mund ta bëjmë këtë, KSHZ thanë se janë të gatshëm”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Është e paqartë nëse deri më 12 prill në Kuvend mund të përfundojë debati për një njësi zgjedhore, duke pasur parasysh amendamentet e BDI-së dhe VMRO DPMNE-së./Alsat