Basketboll, Rinia nesër e pret Feniksin, trajneri Zenuni pret fitore

Trajneri i klubit të basketbollit për meshkuj,“Rinia” nga Kumanova, Faton Zenuni, ka deklaruar se nesër prêt fitore kundër ekipit “Feniks” nga Shkupi.
Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të javës së gjashtë të Ligës së dytë të basketbollit vendor-Lindje.
“Na prêt ndeshje e vështirë kundër Feniks nga Shkupi, megjithatë unë kam besim të madh te djemtë tanë se do të shënojmë fitore të re. Prandaj, ftojë edhe publikun që të vijë në numër të madh dhe të na mbështesin. Do t’i gëzojmë me fitore të re”, deklaroi trajneri Zenuni.
Ndeshja Rinia-Feniks do të luhet të shtunën me fillim prej orës 18:30 në sallën e sporteve në Kumanovë.
Në renditjen tabelore, Rinia ka pesë pikë në pesë ndeshje, kurse Feniks i dyti me 7 pikë./Gazeta Lajm/

Loading...