Autobusët NQP-së prej nesër do të qarkullojnë sipas orarit të zakonshëm dimëror

Transporti publik prej nesër do të zhvillohet sipas orarit të zakonshëm dimëror.

Në tre javët e kaluara, siç kumtojnë nga NQP Shkup, për shkak të pushimit dimëror, transporti publik ishte i reduktuar.

Njoftojnë se nga nesër, automatikisht vazhdon edhe vlefshmëria e biletave falas për nxënës për përdorimin e transportit publik.