Aleanca për Shqiptarët ka reaguar permes një konference per shtyp lidhur me një shpallje publike me ç’rast ka nënvizuar se si metotdologjia e e njohur “Balancer” nuk implementohet për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucione por, keqpërdoret për tu punësuar punonjës maqedonas. Me poshte e gjeni te plote reagimin e ASH-se .

“Dokumenti që ne sot do ta shpalosim para jush, është fakt për një 
manipulim. Edhe pse në shpalljen publike për punësimin në Spitalin e 
Specializuar “13 Nëntori”, qëndron se të punësuar duhet të jenë një 
shqiptar dhe një rom, në vendimin e po këtij spitali për kandidatët e 
pranuar qëndrojnë emra të nacionalitetit maqedonas. Aleanca për 
Shqiptarët kupton se kjo është një metodë e përdorur nga kjo qeveri 
për të manipuluar me shifrat e të punësuarve shqiptar, dhe 
nacionaliteteve tjera, sepse ata shumë lehtë nesër dalin dhe thonë në 
spital apo ku do qoftë tjetër, janë punësuar shqiptar dhe rom sepse në 
vendim ashtu edhe shkruan. Tomisllav Jankullovski, shqiptar dhe 
Vllatko Kallqinovski, rom.

“Balanseri” i shumë përmendur, është mjet elektronik, prandaj aty 
futet numri i të punësuarve shqiptarë dhe jo emrat e mbiemrat e tyre 
për t’i identifikuar nëse me të vërtetë janë shqiptar apo jo.
Kjo metodologji e njohur si balanser është krijuar nga qeveria e 
kaluar VMRO-BDI, me idenë për të ruajtur përfaqësimin e shqiptarëve në 
administratën shtetërore dhe publike, por realisht balanseri paraqitet 
pengesë për rritjen e numrit të shqiptarëve në administratë.

Balanseri praktikisht është mekanizëm për të ruajtur status quo-në dhe 
pozicionin diskriminues në administratën publike dhe shtetërore.

Ne si Aleancë për Shqiptarët reagojmë ashpër ndaj manipulimeve të 
tilla, dhe kërkojmë përgjegjësi si për këtë rast ashtu edhe për të 
gjitha rastet tjera për manipulime të tilla.
Nga kjo vëmë në pikëpyetje çdo shifër që tregon numrin e të punësuarve 
shqiptar në nivel shtetëror sepse vlerësojmë se nuk është i vërtetë, 
por në bazë të këtij dokumenti është thjeshtë manipulim i kësaj qeverie.

Aleanca për Shqiptarët, këtë problem e trajton edhe në programin 
zgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit dhe ne parashikojmë që në 
përbërjen e ardhshme parlamentare të iniciojmë ndryshim  të ligjit për 
nëpunës shtetëror me të cilin  kjo metodologji e njohur si balanser do 
të hiqet nga përdorimi, për shkak se është metodë diskriminuese për 
shqiptarët.

Kujtojmë ministrin Mançevski, se pikërisht në ministrinë e tij, 
përfaqësimi i shqiptarëve është nën 20%”, thuhet ne reagimin e ASH-se.

Loading...