E pa me sytë e vet se si u dogj Flamuri i ish Jugosllavisë! Për një moment iu kishte bërë zemra mal Ardian Koznikut, që atëkohë luante për klubin e madh kroat Hajdukun e Splitit. Pikërisht me 26 shtator të vitit 1990, në stadiumin “Polud” në një atmosferë drithëruese luhej ndeshja mes Hajdukut të Splitit dhe të Partizanit të Beogradit, në kuadër të javës së 9-të! Futbollisti nga Kosova, Kozniku, startoi nga minuta e parë dhe në shpinë mbante numrin shtatë. Ndeshja u ndërpre kur Partizani  udhëhiqte me 0:2!

Tifozëve “Torcida” të Hajdukut pak shumë pak u interesonte ndeshja apo rezultati, por si ushtri futen në fushë dhe në anën tjetër një grup i madh nisen drejt Flamurit jugosllav që rrinte lart dhe ia futen flakën! Lojtarët e Partizanit ikni si pa kokë drejt teshatores dhe këtu veç fillon shembja e një Jugosllavie artificiale.

Kozniku vërtet as sot e asaj dite nuk e  harron at ndeshje të 26 shtatorit të vitit 1990, sidomos ‘Torcidën’ kur e dogji Flamurin më të urryer, ish jugosllav!

“Ka qenë një ditë historike. Jam krenar që kam marrë pjesë në atë ndeshje mes Hajdukut dhe Partizanit të Beogradit në Split. Si futbollist kemi qenë të rinj, të fokusuar në sport dhe nuk e kuptonim situatën. Megjithatë, si të them ne kemi çuar porosinë e popullit.  Flamuri u dogj në stadiuin Poljud. Kroacia tregoi se dëshironte të ndahej nga Ish Jugosllavia. Ne ishim një me publikun, me popullin dhe çuam një porosi që e donte Krocisa dhe shtetet tona që dëshironin të ndodh. Ishte një kënaqësi ajo që ndodhi në Poljud të Splitit”, kujton me krenari atë ndeshje Ardian Kozniku, ish futbollist i Hajdukut nga Spliti, duke shtuar:

“Pas këti rasti ka qenë shumë vështirë të luash futboll në terrenet e ish Jugosllavisë.  Megjithatë, kemi qëndruar si burrat deri në fund të kampionatit. Madje, Hajduku në ato kushte të vështira ka fituar edhe kupën e Ish Jugosllavisë.  Mund të them se jam krenar që kam qenë pjesë e atij klubi dhe lojtarëve”, përfundoi rrëfimin e tij Ardian Kozniku, legjenda e gjallw, që sot jeton në Zagreb.

 

Hajduk-Partizan

Hajduku: Pralija, Erak, Drazhiç, Biliç, Shtimac, Kovaç, Kozniku, Çeliç, Jarni, Vuçiçeviç dhe Bokshiç.

Partizani: Omeroviq, Stanojkoviq, Milaniq, Jokanoviq, Petriç, Vujaçiç, Bogdanoviq, Mijatoviq, Vishnjiq, Gjurgjeviq dhe Stevanoviq.
Video e publikuar para një kohe nga faqja “ultras-tifo”.