Ndeshje spektakulare luajtën Anglia dhe Kosova me tetë gola në Sauthempton (5-3), ndërsa përfaqësuesja e Kosovës kishte mbështetje të madhe dhe “Albionët krenar” përjetuan dicka që se mbajnë mend.

Rreth 20.000 tifozë të Kosovës kishin ardhur në Sauthempton nga e gjithë Anglia për ta mbështetur ekipin kombëtar. Sipas informacioneve nga Anglia më shumë se 15.000 tifozë kanë arritur të blejnë bileta për të hyrë në stadium dhe lojtarët të ndihen si në shtëpi të tyre. Stadiumi Sent Meri pranon 32.000 shikues. Anglezët kanë mbetur të mahnitur me tifozët kosovarë, duke thënë se deri tani ndoshta janë tifozët më të mirë mysafirë që kanë krijuar atmosferë.

Kosova është kundërshtarë i Maqedonisë së veriut në Ligën e kombeve. Ishin 15 ndeshje pa humbje, së cilës i erdhi fundi.

Duhet përmendur se Kosova i tregoi dhëmbët dhe shënoi tre gola në rrjetën e Anglisë, dicka që nuk ka ndodhur më shumë se një dekadë.

Kosova ka edhe një mundësi që përmes grupit të hyjë në Euro 2020, ndërsa nëse nuk ia del, atëherë e pret ndeshja me Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve në mars të vitit 2020.

Loading...