Ana Kamçeva: Prokurori special në të vërtet ishte Boki 13

Dëshmitarja Ana Kamçeva, e cila po dëshmon për rastin “Zhvatja”, thotë se nga ish prokurorja Katica Janeva ka qenë e kërcënuar me fuqinë e saj, raporton SHENJA.

Kamçeva deklaroi se ka qenë e frikësuar nga fuqia e Janevës, por siç thotë më vonë e ka kuptuar se prokuror special në fakt ka qenë Bojan Jovanovski, pasi i njejti kishte më shumë të dhëna dhe informacione.

“Me Katica Janevën jemi takuar në shtëpinë e Boki 13, kur u ftova edhe unë me Zoran Milevskin. Në fillim biseduam për fëmijët, ku ajo më tha se i është falenderuese Bokit 13 që e ka punësuar djalin e saj Jordan Kamçev, në 1Tv. Pastaj na ndërpreu Boki 13 dhe tha të kalojmë tek ajo për të cilën jemi mbledhur. Ne patëm bërë pagesën, tani ishte radha e Janevës që ta bëjë pjesën e saj. Katica Janeva më siguroi se jo me garancën që ata familja Kamçev e kanë dhënë në gjykatë, por me urdhërin e saj, Kamçev do të lirohet në burgim shtëpiak. Ashtu edhe ndodhi, bashkëshorti im u lirua në paraburgim shtëpiak.

Derisa isha në shtëpinë e Boki 13, Katica Janeva më tha se nëse kjo bisedë del nga kjo dhomë, do ta dijë se ka dalë nga Ana Kamçeva sepse Zoran Milevskit dhe Bokit u beson. Nëse ndodh kjo ajo më tha se do të ngris jo një por 4 procedura penale ndaj bashkëshortit tim. Ajo më kërcënoi më fuqinë e saj”.

Ajo poashtu thotë se për ta zhdukur rastin “Perandoria”, u janë kërkuar 8 milion euro”, ka deklaruar Ana Kamçeva./SHENJA/