Ambasadori amerikan Xhes Bejli, nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Twitter ka njoftuar se në fillim të muajit mars, ka vendosur të largohet nga Shkupi.

Ai në njoftimin e tij gjithashtu ka bashkangjitur edhe fotografi nga stafi i ambasadës, të cilët i ka njoftuar për largimin e tij pas një muaji.

“Sot njoftova stafin e Ambasadës së SHBA-së, se do të largohem nga Shkupi në fillim të muajit mars, dhe së shpejti do të largohem nga Departmenti Shtetëror pas 34 viteve. Për mua ishte nder të punoj me një ekip të shkëlqyer për çdo ditë gjatë katër viteve të fundit”, shkroi Bejli në Twitter.

Bejlin do ta zëvendësojë Kate Marie Byrnes, me leje të Presidentit amerikan, Donald Trump.

Loading...