Hapja e negociatave për anëtarësim në BE varet prej qëndrimeve politike dhe ndodhive të ndryshme që deri në atë kohë, por edhe nga ajo se sa do të zgjidhen çështjet brenda BE-së. Kështu ka vlerësuar ish diplomati, Muhamed Halili gjatë emisionit “Studio e Hapur” në TV Shenja. Ai tha se hapja e negociatave varet nga ajo se sa janë plotësuar kushtet, por ata që vendosin në fund janë shefat e qeverive të vendeve të BE-së.
Muhamed Halili, Ish diplomat
“Mund të ndodh që vendi të mos i ketë plotësuar tërësisht kriteret për fillimin e negociatave por, vendet anëtare përkatësisht qeveritë e tyre, të bijnë ndonjë vendim si lloj shpërblimi për gjithë ato munde, gjithë ato merita që i ka bërë Maqedonia. Edhe pse, mund të mos i ketë plotësuar kriteret, mund të ndodh të merr një datë për fillimin e negociatave me atë që pastaj do të vonohet koha e negociatave deri sa të plotësohen kriteret plotësisht”.
Sipas tij, deri më tani kontestet fqinjësore kanë qenë pengesa kryesore por jo e vetmja, për arsye se pjesa tjetër ka qenë përmbushja e kritereve ekonomike, sociale, shteti i së drejtës, siguria dhe kriteret e tjera që duhet të përmbushen në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Muhamed Halili, Ish diplomat
“Tash ky kriter i fqinjësisë së mirë është hequr nga rendi i ditës dhe vjen një kriter i vështirë për këtë kohë që të realizohet janë pyetjet e 33 kapitujve, nuk është në pyetje vetëm emri edhe pse ka qenë shumë i vëshitrë. Tash kemi një problem tjetër, kur dalim në Evropë ne thirremi se kemi merita të mëdha, kemi zgjedhur një kontest që të gjitha qeveritë deri më tani nuk e kanë zgjedhur dhe duhet të shpërblehemi për këtë. Normalisht se politikanët mburren me atë që e kanë arrit por, në kurriz të asaj që e kanë arrit duan të mbulojnë atë që nuk mund të arrijnë. Por, ka gjëra që Evropa nuk i ka vlerësuar ashtu”.
Në lidhje me zgjidhjen e kontestit të emrit, Halili është shprehur se ndërkombëtarët mund të njohin suksesin e arritjes së Marrëveshjes së Prepsës, por kjo nuk mund të jetë mbulesë për dështimet e tjera dhe plotësimin e kritereve.