Trent Alexander Arnold ka plane të mëdha për t’i konkretizuar me skuadrën e Liverpool.

Liverpool është padyshim një nga dy skuadrat më në formë në Evropë. ‘Reds’ janë futur në këtë edicion si kampionët e Evropës, pasi kishin triumfuar në Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar.

Ky është një nga sukseset më të mëdha që një skuadër mund ta arrijë, por mbrojtësi i kësaj skuadre, Alexander Arnold, dëshiron më shumë nga skuadra, pasi nuk dëshiron të mbahet mend vetëm për triumfin në Evropë.

“Jam i sigurt se kemi mësuar disa gjëra nga triumfi i Man City sezonin e kaluar. Ata na treguan se si fitohet” ka thënë Arnold për ‘Dailymail’, transmeton lajmi.net.

“Duam të fitojmë dy trofetë. Kemi kualitetin në skuadër. Duam të fitojmë gjithçka. Duhet të jemi egoistë për këtë” ka shtuar tutje anglezi.

“Nuk duam të kujtohemi si Liverpooli që fitoi Ligën e Kampionëve. Duam që njerëzit të mos kujtojnë se sa trofe kemi fituar, sepse ishin shumë. Nëse dikush përmend triumfin e Liverpool në Premierligë, duam të themi ‘cilin?’, pasi duam të jenë shumë të tillë” ishin fjalët e mbrojtësit të krahut.

Liverpool dhe Arnold do të kenë një test mjaft të vështirë gjatë ditës së sotme, kur përballë do të kenë Chelsean e Frank Lampard.

Loading...