Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rasti “Zhvatja” ka goditur në masë të madhe shpresën e qytetarëve për një sistem drejtësie të pavarur, profesional që do t’i paraprinte veprimeve joligjore dhe do të ishte konform synimeve euro-atlantike.

“Ky rast nxit edhe dilema tjera, mos vallë edhe në raste tjera, procese të Prokurorisë Speciale sikurse ky për arsye joligjore dhe politike nuk janë procesuar deri tani, siç ishte rasti “Pacienti, “Maxhar Telekomi”, “Titanik 2” dhe me të drejtë te qytetarët lindin dilema pse nuk janë procesuar deri tani këto raste. Aleanca për Shqiptarët është thellësisht e zhgënjyer”, tha nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri në një konferencë për media.

Më tej, ai shtoi se Aleanca, përshëndet prononcimet e miqëve ndërkombëtarë, por tha se përkrahja deklarative është e pamjaftueshme për zgjidhjen e këtyre rasteve për shkakë të krizës së madhe institucionale dhe politike.

“Bëjmë apel tek përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së që ta shtojnë aktivitetin e tyre jo vetëm përmes deklaratave por të jenë sa më shumë dinamik dhe të kenë sens më të madh për krizën në Maqedoninë e Veriut”, tha Aziri.

“Aleanca për Shqiptarët propozon që me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare të organizohet tryeza e liderëve relevant politikë të pozitës dhe opozitës në stilin e “Przhinos” ku do të diskutohen çështjet kryesore politike në Maqedoninë e Veriut. Ndër to prioritet kanë: kodi zgjedhor, pastrimi i listave zgjedhore, ligji për prokurorinë dhe ligji për prokurorinë. Poashtu, temë e pashmangshme është edhe  qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme. Vlerësojmë se kjo duhet të ndodh sa më shpejtë. Poashtu në këtë tryezë duhet të merret pajtueshmëria politike për prokuror special nga vendet e BE-së ose SHBA-ve”, tha nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri në konferencën për media./Gazeta Lajm

Aleanca për Shqiptarët: “Przhino” të re për zgjidhjen e krizës politike (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët: “Przhino” të re për zgjidhjen e krizës politike (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Tuesday, August 13, 2019
Loading...