Ahmeti: Po përpiqemi të dakordohemi për miratimin e të gjitha ligjeve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se po bëhen të gjitha përpjekjet që të ketë dakordim mes të gjitha palëve sa u takon ligjeve që do të duhet të miratohen deri në shpërbërjen e Kuvendit. Ahmeti tha se sigurtë dihet vetëm që Kuvendi do të shpërbëhet më 11 shkurt, ndërsa gjithçka tjetër varet nga vullneti i palëve. /SHENJA/

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së
“E tëra do të varet nga vullneti i palëve, aty ku nuk ka vullnet nga palët sigurisht që mund të ketë edhe zvarritje të miratimit të ligjeve deri përpara shpërbërjes së parlamentit. Por një dihet që parlamenti shpërbëhet më 11 shkurt dhe të gjitha përpjekjet po bëhen se mbase mos po arrihet diçka deri atëherë që të dakordohen palët”, deklaroi Ahmeti.