Afrona ndanë foto nga shtrati, tregon se është me Bleron

Çifti i famshëm i showbizit, Blero Muharremi e Afrona Dika muaj më parë i dhanë fund beqarisë.

Ata u martuan në një dasmë madhështore me shumë të ftuar, fytyra publike shqiptare.

Vëmendje iu kushtua sidomos çiftit të cilët shkëlqyen në ditën e tyre.

E pas martesës nuk është se qëndruan gjithmonë bashkë, kjo për shkakun se angazhimet e tyre ishin në vende të ndryshme, Blero në Kosovë e Afrona në Zvicër.

Por kjo nuk ndikoi në dashurinë e tyre, ata gjetën kohë për muajin e mjaltit e pushimet përrallore.

E këto ditë duket se çifti janë bashkuar. Është Afrona ajo e cila po ndanë imazhe të ndryshme. Njëherë nga pishina e tash nga shtrati.

Pa grim dhe e përgjumur ajo shkrep një foto dhe e ndanë me ndjekësit.

Ndërkohë nuk harron ta etiketoj Bleron në fotografinë e saj./Kosovarja/.