Ademi: Dëshiroj të jem Totti i Dinamos sime të dashur

 

Arijan Ademi ka dhënë një deklaratë interesante e cila iu ka pëlqyer shumë tifozëve të Dinamo Zagreb, kampionëve të Kroacisë.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka thënë se dikur i ka ardhur keq që pranuar ofertën e Betisit, ndërsa tani gjërat i shikon ndryshe.

“Më herët më pati ardhur keq që nuk shkova te Betis, kur e kisha rastin, sot ndryshe i shikoj gjërat.dëshiroj të jem Totti i klubit tim të dashur, Dinamo”, ka deklaruar Arijan Ademi.

Kjo deklaratë e tij ka bërë bujë të madhe në mesin e tifozëve të Dinamos, të cilët e kanë mbështetur kapitenin e tyre.